Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka ftuar liderin rus, Vladimir Putin për të vizituar Shtetet e Bashkuara këtë vit në vjeshtë, tha sekretare e tij për shtypin.

Sarah Sanders ka publikuar në Twitter se ka nisur diskutimi për vizitën.

Më parë, zoti Trump kundërshtoi propozimin e bërë nga zoti Putin që të lejohet për tú bërë pyetje qytetarëve amerikan.

Të dy liderët mbajtën një samit në Finlandë ditën e Hënë por vetëm pak detaje se çfarë diskutuan ata, kanë dalë në shesh.

Ende nuk ka asnjë fjalë nga Rusia mbi takimin e dytë Trump-Putin.

Veritas.com.al/