Imazhi që vjen në këto javë nga kënde te ndryshme të Evropës nuk është sigurisht nga më konstruktivet. Nuk ka asnjë vend të BE që mund të quhet i sigurt nga një krizë qeveritare ose nga protestat masive. Dhe nga Lindja në Perëndim, sheshet ndizen dhe qeveritë duken gjithnjë e më të brishta. Te paafte për të çuar përpara agjendën e  tyre dhe mbi të gjitha rrezikshmerisht te gjunjëzuar nga kriza sistematike dhe nga të cilat nuk duken kurrë në gjendje të dalin më të fortë.

Imazhet e asaj që ndodhi në Shqipëri ishin shumë të forta. Selia e qeverisë, e sulmuar gjate ditës se shtunë, ishte një shenjë e qartë se sa pakënaqësia në Evropë po bëhet gjithnjë e më e dhunshme, e egër. Por mbi të gjitha është një ndjenjë mosbesimi që është gjithnjë e më shumë e paaftë të mbetet e incardinuar në logjikën e demokracisë liberale. Rrugët e Tiranës të pushtuara nga dhjetëra mijëra demonstrues janë shumë të ngjashme me ato që kanë karakterizuar Parisin, për shembull. Lagjet e qendrës se Parisit në këta muaj, janë shfaqur jo shumë ndryshe nga rrugët e kryeqytetit shqiptar. Dhe metodat e protestave janë kaq të ngjashme saqë duket se kane krijuar një tipar të bashkimit kurioz (dhe të rrezikshëm) midis Vendeve dhe zonave të Evropës që shfaqeshin dukshëm të largëta si në metodat politike edhe në kulturën demokratike.

Përkundrazi, Evropa po ndryshon dhe po bëhet gjithnjë e më evidente kjo lloj proteste kundër çdo qeverie dhe çdo establishmenti. Dhe këto elita ndaj të cilëve drejtohet dhuna e demonstruesve duken krejtësisht te paralizuara, pothuajse te vdekura nga nje dhune absolute dhe që i ka kapur ne befasi kancelaritë e Evropës.

Kesaj dhune i kundërvihet një klasë drejtuese krejtësisht e paaftë për të reaguar dhe pa asnjë forcë. Dhe qeveritë fillojnë të bien, si guret e një dominoje që duket se nuk ka  fund. E ka bërë Spanja, në të cilën Pedro Sanchezit ju desh të përkulesh jo vetëm në votimin ne parlament, por edhe në një shesh që ka treguar se nuk e donte më udhëheqësin socialist në drejtimin e Spanjës.

Ndërsa kush nuk bie, pëson goditje ose mbetet në një lloj agonie të ngadaltë, gati ne  pritje te një ngjarje (ndoshta zgjedhjet evropiane) ose fundin e legjislaturës.

Shembulli i Mbretërisë së Bashkuar, në këtë rast, është i qartë. Brexit e ka lënë  Theresa May-in pa asnjë lloj besueshmërie ndërkombëtare për të kryer daljen e

Londrës nga Bashkimi Evropian. Por gjithashtu ka treguar si,ne nivel te brendshëm, ndarjet kanë filluar të jenë të mëdha. Irlanda e Veriut është fusha e betejes së një

Mbretërie që duket gjithnjë e më e përçarë. Ekziston rreziku që edhe në Britaninë e Madhe të kthehen te ngjallin violenca dhe rreziqe për mbajtjen e sistemit politik

britanik.

Paraliza është totale. Dhe godet edhe Bashkimin Evropian. Dhe kjo situatë, siç shkruhet në Huffington Post, “ngjall frike sepse kush është paguar në Bruksel, si në

Strasburg, për të gjetur përgjigje të menjëhershme dhe jo-teknike në këto instanca  tashmë mendon vetëm për konsultimet e ardhshme, sikur 2019-a të ishte një vit

çfarëdo  dhe jo viti i zemërimit që çdo gjë e përfshin, duke përfshirë edhe gatopardet e zakonshëm te europoltronave “. Dhe është pikërisht kjo paaftësi për të reaguar nga ana e Brukselit dhe nga liderët e saj më optimistë (Emmanuel Macron dhe Angela Merkel në radhë të parë) që janë një nga problemet më të mëdha të kësaj Evrope.

Popujt po rebelohen dhe shprehin në mënyrë gjithnjë e më të dhunshme kërkesat e tyre.

Por, përballë kësaj thirrjeje të dëshpërimit të egër të popullsive të Kontinentit të Vjetër, reagimi është ose i vakët ose i vdekur. Askush nuk di si te përgjigjet.

Vazhdojnë të paraqesin receta te falimentuara, flasin për numra, buxhete, austerity. Por, përballë kësaj dhune dhe këtij frustrimi të shprehur në kryeqytete te

ndryshme të BE-së, askush nuk di se si të reagojë. Veçse duke sulmuar ato parti që përfaqësojnë ndoshta të vetmen alternative te vërtetë ndaj dhunës: ato lëvizje të

akuzuara për populizëm, por qe në fakt përfaqësojnë argjinaturën e vetme, të paktën  për momentin, për shpërthimin e dhunës. Italia, në këtë rast, mëson.

Veritas.com.al/