Eva Buzo, atletja australiane me origjine shqiptare ka ndërprerë sfidën e notit pas gjendjes jo të mirë shëndetësore. Atletja dhe avokate e njohur u pickua nga kandili dhe hasi vështirësi në të folur për shkak të kripës, teka ka ndërprerë garën për shkak të gjendjes shëndetësore dhe pritet të dërgohet në spital.
28 orë not nga Brindisi drejt Vlorës, Eva Buzo ndërpret sfidën, dërgohet në spital.
Misioni plot sfida i Eva Buzos, atletja shqiptare pickohet nga kandili! Trajnerët e këshillojnë të ndërpresë notin, 35-vjeçarja s’pranon të dorëzohet. Eva Buzo, atletja shqiptare ka ndërprerë sfidën e notit pas gjendjes jo të mirë shëndetësore. Ajo u pickua nga kandili dhe hasi vështirësi në të folur për shkak të kripës, teksa ka ndërprerë garën për shkak të gjendjes shëndetësore dhe u dergua në spital. Buzo ka pasur vështirësi në orientim dhe vetëdije, pas më shumë se 28 orësh not në det të hapur dhe pa ndërprerje. Kujtojmë se mëngjesin e djeshëm ajo u nis nga Brindisi drejt Vlorës, duke arritur pranë Karaburunit.
Eva Buzo po shënon historinë! Atleten shqiptare duket se nuk e ka ndalur as nata që të vijojë misionin e saj, atë të kalimit me not nga Otranto drejt brigjeve shqiptare në Vlorë. Ajo pritet të mbërrijë në mesditë. Nga informacionet e fundit mësohet se Eva Buzo ka shfaqur problemet e para gjate notimit. Prej rreth 28 orësh në det Eva Buzo ka shfaqur probleme me të folurin nga kripa e tepërt, ndërsa së fundmi atleten shqiptare e ka pickuar kandili. Në këto kushte, trajnerët e kanë këshilluar të ndalojë notin, por Eva nuk ka pranuar.
Mendimi për të ndërmarrë notin drejt origjinës së saj, i erdhi gjatë periudhës së izolimit nga pandemia, kur duke parë në Google Maps disa vende të mundshme për të notuar, u ndal në distancën midis Italisë dhe Shqipërisë.