Një nga zyrtaret e Ministrisë së Mjedisit në Maqedoni, zonja Netkovska, e ngarkuar nga afër me detyrën për kontrollin e mbetjeve urbane, ka deklaruar për median italiane “Pianeta Italia”, se lendet e rrezikshme të nisura për në Maqedoni, janë varrosur në territorin shqiptar, pa hyrë në territorin Maqedonas.

“Hetimi i zhvilluar nga policia italiane ka arritur në përfundimin se ato janë varrosur në Shqipëri. Sipas informacioneve tona Shqipëria është e përzierë në biznesin e plehrave.

Në disa zona të vendit ato groposen ose digjen…shpesh bashkë me plehrat normale futen edhe ato të rrezikshme…qarkullojnë sasi të mëdha parash…trafiku kontrollohet nga mafia”, thotë zyrtarja maqedonase.

/Veritas.com.al/