(FOTO: Aleppo sot në evakuim)

Rusia është angazhuar në ndërprerjen e luftimeve në province e Idleb-it, drejt së cilës është drejtuar karvani i evakuimit të rebelëve dhe familjeve të tyre të strehuara në transhetë e Alepit Lindor, deklaroi sot, e enjte, një zyrtar i lartë i OKB-së. Gjatë një konference për shtyp, Jan Egeland, shefi i grupit të punës së OKB-së për ndihmën humanitare në Siri, deklaroi se shumica e njerëzve të evakuuar dëshironin të shkonin në qytetin dhe province e Idleb-it, e kontrolluar nga opozita siriane. “Kemi dy kampe të vendosur në Idleb, që është një zone në konflikt”, ka saktësuar ai. “Rusët na kanë siguruar se do të ketë armëpushim për sa kohë ne marrim pjesë në evakuimet.”

“Unë” kam frikë për atë që ka rrezik të ndodhë”.

Ushtria ruse mbështet regjimin e presidentit Bachar el-Assad. Provinca e Idleb-it është bastion ii fundit i rebelimit, që kontrollon edhe disa xhepa në Deraa (Jug) dhe në afërsi të Damaskut. Jan Egeland u përpoq të theksonte se OKB-ja ishte “ftuar vetëm sot në mëngjes për të supervizuar dhe për të asistuar operacionet e evakuimit”. “Marrëveshja nuk është diskutuar me OKB-në, ka thenë ai. “Ne nuk kemi qenë pale.”

Por ai ka informuar se personel dhe automjete të Organizatës Botërore të SHëndetësisë janë në terren në Alepin Lindor përkrah Komitetit ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmë Hënës së Kuqe për të evakuuar të sëmurët, të plagosurit, civilët dhe rebelët. “ne jemi të gatshëm t’i shoqërojmë deri në Idleb ose deri në Turqi”, tha ai. Ai ka saktësuar se dy strukturat e OKB-së në Idleb mund të mbledhin 100 000 persone dhe se të sapo-mbërriturit do të merren në pyetje nga OKB-ja. “Por unë kam frikë nga ajo që ka rrezik të ndodhë kur ky operacion të përfundojë, për njerëzit të Idleb-it dhe zonat e tjera që janë zënë ngaherë”, ka deklaruar ai.

/Veritas.com.al/