Temperaturat e akullta në të gjithë Evropën kanë lënë më shumë se 20 të vdekur. I ftohti arriti në pika të pabesueshme, thuajse absurde kur u mbuluan me borë edhe ishujt grekë dhe Italia jugore.

Italia ka anuluar fluturimet dhe lëvizjen e  trageteve  si dhe shkollat në jug pritet të mbyllet ditën e hënë. Turqia ka qenë gjithashtu e  prekur keq dhe ka anuluar fluturimet. Bosfori ishte i mbyllur për anije,  pasi një stuhi dëbore  e goditi Stambollin, shkruan BBC.

Të paktën 10 njerëz kanë vdekur nga të ftohtit në Poloni. Temperaturat e natës në Rusi kanë ranë në -30 gradë celsius. Edhe në Greqi  temperaturat kanë shkuar në – 15 gradë celsius  në veri, ku një emigrant afgan ka vdekur nga të ftohtit e  javës së kaluar si dhe rrugët janë mbyllur.

Ballkani po përjeton të ftohtë të egër me ngrica dhe pak borë, por shumë i vështirë për banorët e këtij rajoni. Shtresëzimi i ngricave mund të sjellë të papritura në ditët në vazhdim.

/Veritas.com.al/