(Falë vendit të katërt arritur në Grand Prix të Meksikës, Lewis Hamilton u diplomua kampion i botës i Formula 1 për herë të pestë në karrierën e tij).

 

Me vendin e katërt në Grand Prix të Meksikës, Lewis Hamilton u diplomua si një kampion botëror i Formula 1 për herë të pestë në karrierën e tij.

Britaniku shkëputet keshtu nga Alain Prost dhe Sebastian Vettel, ndalur në katër dhe barazon keshtu Juan Manuel Fangio,legjendën e viteve ’50.Piloti i  Mercedesit është dy më pak se Michael Schumacher, i cili mban rekordin me shtatë tituj. Gara u fitua nga Max Verstappen perpara dy makinave Ferrari të Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen. Tërheqja në pjesën e fundit të garës për Daniel Ricciardon, poleman, i tradhëtuar nga Red Bulli i tij, ndërsa gjendej në vend te dytë.

Një titull që projekton Hamiltonin gjithnjë e më shumë në rrethin e ngushtë të më të mëdhenjve: duke perkulur Juan Manuel Fangion në vendin e dytë, përpara eshte vetëm Michael Schumacher me shtatë tituj. Një rritje konstante,qe përkon me kalimin e britanikut te Mercedes, me të cilën ka goditur katër nga pesë kampionatet e fundit. Pasi ka dueluar në sezonet e mëparshme me shokun e tij të skuadrës, Nico Rosberg, 33 vjeçari nga Stevenage në dy sezonet e fundit ka ulur ne gjunje rezistencën e Ferrarit te Sebastian Vettel, i cili e ka paguar shtrenjtë një pjesë të dytë të sezonit jo ne lartesine e të parit.E Kuqja vazhdon botën e agjërimit, e cila po zgjat që nga viti 2007, kur ishte Kimi Raikkonen që solli titullin e pilotit në Maranello. Në Shtutgart, megjithatë, mund të përgatiten për një tjetër triumf të argjendte, në një binom perfekt me talentin superfin të shoferit anglez.

Hamilton është një i paracaktuar që eshte konfirmuar një magjistar ne timon per gjatë gjithe karrierës së tij: kart, Formula Renault, F3 dhe GP2. Hapi i madh erdhi në vitin 2007, kur babai i tij i dytë, Ron Dennis,e ka vene ne krah dy here në kampionatin boteror me Fernando Alonson në timonin e McLaren, ekipin që e zbuloi atë,e rriti dhe më pas korri frytet. Fenomeni fëmije ka folur për veten në sezonin e tij si rishtar: Podiume, fitore, grindje të ashpra me shokun e tij te famshem asturian, histori spiunazhi, aksidente dhe titulli botëror i hedhur ne ere në garën e fundit në favor të Raikkonen të Ferrarit. Hamilton mori hak vitin e ardhshëm, kur ai ja mori me forcë një botëror që për pak sekonda kishte qenë në xhepat e Felipe Massa. Rritja e Red Bull dhe e nje lojtari tjetër yll të gjeneratës së tij, Sebastian Vettel, bashkuar me rënien e McLaren,i sugjerojnë lojtarit yll nga Stevenage të largohet nga vatha në vitin 2013 në favor të Mercedes. Kurrë zgjedhja nuk ka qenë më e përshtatshme. Pas një viti të ekzekutimit, potenciali i Shigjetave te Argjendit shpërthen nga 2014, viti i titullit të tij te dytë, përsëritur në 2015, përsëri kundër Nico Rosberg. Pas cedimit të kurorës tek partneri i tij gjerman, sezonin e kaluar,ja, poker dhe e pesta në këto dy sezonet e fundit.

Veritas.com.al/