Ka nisur prej orës 07:00 votimi për zgjedhjet vendore që po mbahen sot në vend për zgjedhjen e 61 kryetarëve të rinj bashkiak. Në këto 30 vite këto janë zgjedhjet e para ku opozita më e madhe në vend nuk merr pjesë, dhe që prej disa muajsh diskutohej nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin apo jo.

Por pavarësisht mospjesmarrjes së opozitës dhe dekreteve osh të Presidentit Meta, zgjedhjet janë legjitime dhe me gjithë njohjen e BE dhe SHBA zgjedhjet po zhvillohen sot sipas Kushtetutës.

Një surprizë të veçantë ka bërë edhe aplikacioni aq shumë i përdorur nga shqiptarët, Facebook i ka njohur zgjedhjet dhe ditën e sotme i ka kushtuar një “rubrikë të veçantë gjithë qytetarëve që duan të tregojnë se votuan.

Rrjeti social e bënë këtë ikonë kur ka ngjarje të rëndësishme që njihen ndërkombëtarisht, ç’ka tregon se dhe data e zgjedhjeve sot më 30 qershor është një ngjarje me impakt jo vetëm për shqiptarët por informon dhe shtetasit e huaj për ç’ka po ndodh në vendin tonë.

VERITAS.COM.AL