Familja e Adele

 

Pse është kaq e rëndësishme Adele për ne? Ndoshta jo vetëm sepse ajo klasifikon majat në çdo klasifikim të këngëve, so jepse ajo fiton çdo çmim, por sepse ajo këndon në një mënyrë të magjishme që na prek të gjithëve. Ajo shkruan duke u përqëndruar në tekste që të rrëmbejnë vëmendjen, dashurinë dhe të fiksohen lehtë në memorie, kushdo e gjen veten në vargjet e saj.

Adele ka lindur në veri të Londrës, Angli, më 5 maj 1988, ishte fëmija i vetëm i dy prindërve të saj, Penny Adkins dhe Mark Evans,të cilët u bënë prindër në një moshë shumë të re. I ati i saj ishte vetëm 18 vjeç kur lindi Adele, por pas 4 vitesh ai i braktisi gruan dhe vajzën. Bab e bij kanë mbajtur kontakt deri në moshën e adoleshencës, por më pas marrëdhënia mes tyre u përkeqësua pasi ai kishte probleme me alkoolin.Nënës së saj iu desh ta rriste e vetme për t’ju përkushtuar totalisht që ajo të rritej si çdo fëmijë tjetër.

ADELE 615X409

Pasioni për muzikën

 

Ajo ishte një 15 vjeçare e apasionuar pas muzikës. Asnjë në familjen e saj nuk kishte lidhje me muzikën, ndaj nuk e shihte si një të ardhme për veten e saj. Muzika që ajo dëgjonte i përkiste viteve 40′, dhe kështu ajo nisi të ushqente dëshirën e saj që u finalizua kur ajo u regjitrua në shkollën BRIT për arte dhe teknologji. Ndërkohë që ajo ishte në shkollë krijoi një prjekt të cilin e publikoi në faqen e saj My Space. Kur drejtuesit e XL Recordings e dëgjuan këtë projekt ata kontaktuan menjëherë me të dhe në nëtor të 2006, vetëm katër muaj pasi Adele kishte mbaruar shkollën ata e kërkuan për të nënshkruar një kontrat.

 

 

Adele e frikësuar nga fama

 

Nëse e keni vënë re Adele nuk shfaqet nëpër intervista, ajo pëlqen të ketë një jetë private larg mediave apo rrjeteve sociale.Në të paktat intervista që ajo ka dhënë , nuk e ka përmendur asnjëherë emrat e familjarëve të saj, bashkëshortit apo djalit të saj.Madje në një intervistë që ka dhënë kur flet për gjyshin e saj, ajo e përcakton atë si “babai i babait tim, domethënë, jo babai i nënës time”. E habitshme si një personazh i tillë që ka shitur me miliona disqe dhe që klasifikon majat sa herë që publikon njëkëngë kërkon të qëndrojë larg famës. Ajo frikësohet se fama mund ta shkatarrojë atë, ta bëjë që të humbasi vetveten.”Fama është toksike” ka thënë ajo, “boll toksina kam në trupin tim, nuk kam nevojë për më shumë”.

 
Është vërtetë e mahnitshme se si në vitin 2015 një artist i famshëm si Adele arrin të jetë e rezervuar kështu. Vetëm kur mendojmë për orët që  kalojnë të famshmit e tjerë nëpër rrjete sociale duke kontrrolluar numrin e ndjekësve të tyre çdo ditë.

 

Disa nga çmimet që ka fituar
Ylli i “Hello” ka fituar shumë çmime vitet e fundit, falë suksesit të albumit debutues në 2008, më pas albumi i shumë kritikuar në 2011, por gjithashtu edhe falë suksesit të madh që korri më kolonën zanore të James Bond, “Skyfall”. Ajo që na habit me Adele është vendi ku ajo i mban këto çmime. Të vetmin çmim që ajo e mban në dhomën e gjumit është ai i “Academy Aëards”, ndërsa të gjithë dekoratat e tjerë qëndrojnë në tualetin e saj. Albumi që ka dalë së fundmi do të përmbajë edhe disa këngë si :

  • ‘Send My Love (To Your New Lover)

 

  • ‘I Miss You’

 

  • ‘When We Were Young’

 

  • ‘Remedy’

 

  • ‘Water Under The Bridge’

 

  • ‘River Lea’

 

  • ‘Love In The Dark’

 

  • ‘Million Years Ago’

 

  • ‘All I Ask’

 

  • ‘Sweetest Devotion’

 

Kujt i është drejtuar Adele në këngën “Hello”

Kënga e fundit e saj “Hello” që sigurisht u kthye në një hit, është produksion i  Greg Kurstin, me tekst nga vetë Adele.Teksti i këngës duket sikur ka lidhje me ish- të dashurin,që e përshëndet pas disa vitesh, por në të vërtetë ajo përshëndet vetveten,pasi kënga ka lidhje me Adele-n dhe vetveten.