Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare. Mësohet se mbledhja pritet që të nisë në orën 10:00.
Në një lidhje direkte për ‘News24’ gazetari Ergys Gjençaj raportoi nga Kuvendi se kryefjalë e diskutimeve të sotme do të jetë padyshim vendimi i DASH ku shpalli non grata ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.
Ky vendim solli reagime të mëdha në politikën shqiptare.
Ndërkohë që në rend të ditës janë parashikuar që të diskutohet edhe për disa marrëveshje.