Presidenti Donald Trump dhe first lady Melania Trump kthyen në rrugë për të takuar ish presidentin George W. Bush dhe ish first lady Laura Bush, të Martën në mbrëmje.

Familja Trump arriti në Blair House, ku po qëndron familja Bush dhe presidenti Trump i përshëndeti e shtrëngoi duart me ish presidentin Bush.

Reporterët kanë parë se si katër liderët hynë në Blair House për vizitë, por shtypi nuk ishte ftuar në event.

Trump i uroj mirëseardhjen familjes Bush në Uashington për funeralin kombëtar të George H.W. Bush që planifikohet për të Enjten.

Paradite, ish First Lady, Laura Bush dhe anëtarë të tjerë të familjes Bush iu bashkuan First Lady Melania Trump për një tur në Shtëpinë e Bardhë që të vizitojnë zbukurimet për Krishtlindjet.

Pas vizitës, Laura Bush falenderoi Melania Trump në Instagram për “vizitën e  ëmbël” teksa shpërndau foto para portretit të Bushit të Parë.

Veritas.com.al/