Nga: L.Skiro, /Veritas.com.al./

Fanny Story: Në qytetin e Shkodrës, kandidati për deputet i PD, Romeo Gurakuqi, duke mbajtur një fjalim të zjarrtë dhe ‘akademik’ para simpatizantëve, ka cituar fjalët e stra- njohura të komunistit Qemal Stafa me poetin para-komunist,  Migjeni.

Ka menduar se po i jepte nivel fjalimit të tij, për ta paraqitur veten si ‘akademik’, por në fakt ka rënë në një gropë qesharake. Funny… ‘Akademiku’ kandidat në nr 1 të listës së PD në Shklodër, Gurakuqi, ka cituar kështu:

“Është më e vërtetë se kurrë profecia e një shkodrani të madh, e një poeti të madh, Millosh Gjergj Nikolla, Migjeni. ‘E vjetra shembet, kohët po ndryshojnë, një jetë e re po lulëzon mbi gërmadha’ të republikës së informalizuar’”- ka thënë Gurakuqi.

E vërteta e njohur botërisht është se fjalët ecituara nga kandidati Gurakuqi nuk i takojnë jo poetit Migjeni, por shkollarit Qemal Stafa. Qemal Stafa i ka shkruar këto fjalë në një hartim të tij, në vitin 1935 kur Qemali 15 vjeçar, mësonte në gjimnazin shtëtror të Shkodrës. Madje Qemali, që më vonë përqafon idetë komuniste, në atë kohë ishte i ndikuar nga disa shënime të poetit gjerman, Shiler. Edhe vetë tema e hartimit ishte e inspiruar nga vepra e Shilerit- iu tha mësuesi i letërsisë nxënësve që sapo u ulën të shkrina hartimin.

Kandidati Gurakuqi, siç është vënë re edhe më parë, ka një tërheqje nga letërsia komuniste dhe aq më tepër nga figurat e komunizmit. Migjeni, psh., mund t’i duket ‘komunist’ ose edhe anëtar i Byrosë Politike. Në shënimet e tij biografike kur kandion për PD ai ka shkruar ‘instinktivisht’ se kandidon për PP (Parti e Punës).

Kur ky ‘studiues’ dhe tashmë politikan i radhës së parë të PD ngatërron Shilerin (1759- 1805) me komunizmin, atëherë edhe kandidatja 20 vjeç e PD që i thërret kryetarit “xhaxhi’, ka të drejtë të ngatërrojë veprat e De Radës me këngët e ‘Noisit’ ose të Lekë Plepit.

Veritas.com.al/