(FOTO: Nigel Farage, lider i përkohshëm i Partisë Indipendente në UK)

Të Dielën, në programin televiziv “Fox & Friends Weekend,” Nigel Farage,president i përkohshëm i “Partisë Indipendente” në Mbretërinë e Bashkuar, tha se vota e Britanikëve në Qershor të këtij viti për të dalë nga Bashkimi Europian, peshoi gjithë ngjarjet politike botërore.

“2016, është viti i Revolucionit Politik”, tha Farage. “Gjithmonë e kam ditur dhe e di se çfarëdo që klasat tona politike, miqtë e tyre në media dhe në biznese, çfarëdo që ata thonë dhe duan, nuk është ajo që punëtorët e thjeshtë dhe taksapaguesit duan. De ajo çfarë kemi parë këtë vit është më e thjeshta, popujt modestë, popujt  e vegjël po thonë: “ Boll më! Duam ndryshim!”.

Veritas.com.al/