Kryeministri Edi Rama, po vijon fushatën e tij elektorale për zgjedhjet e 11 majit në Lezhë. Gjatë fjalës së tij kryesocialisti nuk la pa përmendur partitë e vogla të cilat garojnë në zgjedhje dhe synojnë që të kenë përfaqësuesit e tyre në parlament.

Partitë e vogla i cilësoi si farë e barit të keq, njësoj si LSI. Ai iu referua historisë dhe tha se në të gjitha historitë politike partitë e vogla ka qenë gjithmonë problem dhe jo risi.

“Këta janë fara e të ndjerit LSI. E mbani mend atë farën e keqe të barit. Ju kujtohet që ishte një LSI, që hapej dhe hapej. Më ka tmerruar kur kam lexuar se si rriteshin. Këta janë një version tjetër janë një version laik, jo fetar, nuk kanë ende një shef kulti. Kur mblidhen 10 veta për të bërë një parti, bëhen vetëm për interesin e tyre. Historia e partive të vogla në të gjitha historitë kanë treguar se janë problem.  Kur flasim për paga dhe për rritje, të gjitha i kemi nga këshilltarët tanë që janë të shkëlqyer”, tha Rama./

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *