Gjykata e Posaçme do të japë nesër në 15:00 vendimin për masën e sigurisë ndaj Sali Berishës, pasi shyrtoi sot në seancë pretendimet e palëve.
SPAK ka kërkuar për ish kryeministrin arrest në shtëpi me mbikeqyrje policore dhe asnjë komunikim me persona të tjerë vec familjarëve në banesë.
Fati i Berishës do të jetë në dorën e Irena Gjokes, gjykata rrëzoi kërkesën e tij për përjashtimin e gjyqtares.
Kuvendi të premten e shkuar vendosi me 75 vota pro heqjen e imunitetit duke vendosur kështu Sali Berishën në dorë të drejtësisë.
Pas miratimit të autorizimit nga Kuvendi për heqjen e lirisë së Sali Berishës, SPAK iu drejtua Gjykatës më datë 22 dhjetor duke i kërkuar ashpërsimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin, i cili po hetohet nën dyshimet për korrupsion në privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.