Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari ka dalë sot përpara seancës së KPK.

DSIK ka konstatuar deklarim të pasaktë të pasurisë pasi nuk ka burime të mjaftueshme financiare për të justifikuar asetet pasurore.

Problematika qëndron tek një pallat 10- katësh që ka probleme që në ngritjen e tij me probleme me pronarët, disa kredi në emër të të birit, 13 apartamente dhe 1 vilë që nuk ka burime financiare të ligjshme për të mundur ta justifikuar.

Seanca dëgjimore vijon ndërkohë do të caktohet dhe data për shpalljen e vendimit.

Ndërsa DSIK është shprehur se ka papërshtatshmëri për të vijuar detyrën si gjyqtare, pasi ka deklarim të pasaktë të pasurisë, gazetarja Lala e BW tha se edhe fshehja e revokimit të vizës amerikane mund të sjellë shkarkimin e saj.

Sipas raportimit, gjatë procesit të kontrollit të figurës, DSIK ka dalë në konkluzionin se zonja Hajdari ka bërë deklarim të pasaktë në formularin e vetëdeklarimit, duke fshehur faktin se i është revokuar viza amerikane.

Kjo e fundit ka deklaruar se revokimi i vizës nuk kishte ndodhur në momentin që ka plotësuar formularin e vetëdeklarimit. Hajdari ka shtuar se nuk i është ndaluar hyrja në ndonjë vend të BE apo NATO.

VERITAS.COM.AL