Joel Barajas, ishte i vetmi anëtar që mbeti për të dhënë dëshmi në zyrat e FBI-së, për arsye se gjithë të tjerët po përballeshin me akuza krimi.

Qyteti Crystal në Teksas, mendohet të ketë gjithsej 7.500 banorë, ku pothuajse të gjithë zyrtarët lokalë janë arrestuar për marrje ryshfeti, transmeton lajmi.net

 

Të arrestuar në mesin e tyre ishin edhe përfaqësuesi ligjor i qytetit, kryebashkiaku dhe dy anëtarë të këshillit bashkiak. Prokurori i Teksasit, Richard Durbin ka theksuar se zyrtarët janë akuzuar për keqëpërdorje të detyrës së tyre. Ndërkaq i vetmi anëtar i cili nuk u arrestua në këtë aksion, Joel Barahas, ka thënë se qyteti i tyre rrezikon të falimentojë.

Thuhet se këta të akuzuar mund të dënohen me të paktën 250 mijë dollarë gjobë, ose me dhjetë vjet burgim.

Joel Brajas ka thënë se nuk do t’iu bëjë presion kolegëve të tij për të dhënë dorëheqje, dhe do të vazhdojë ta mbajë i vetëm postin e tij.