Policia vijon në ‘shërbim të përforcuar’, urimi për Vitin e Ri, dhe një këshillë për drejtuesit e mjeteve

Policia e Shtetit konfirmon se natën e ndërrimit të viteve nuk është shënuar asnjë ngjarje kriminale, si dhe nuk është evidentuar asnjë konflikt me pasoja. Ndërsa uron shqiptarët për Vitin e Ri, policia thekson se gjendja e ‘Shërbimit të përforcuar’ do të vijojë.

Deklarata e plotë:

Falë masave parandaluese të marra para, gjatë dhe pas natës së ndërrimit të viteve, si dhe falë qytetarisë së treguar nga qytetarët, në të gjithë vendin, gjatë natës se ndërrimit të viteve dhe deri në këto momente nuk është shënuar asnjë ngjarje kriminale, si dhe nuk është evidentuar asnjë konflikt me pasoja.

Në të gjitha qarqet nuk është evidentuar asnjë aksident rrugor me pasojë jetën.

Janë ushtruar kontrolle me dragera dhe duke marrë shkas nga numri i mjeteve në qarkullim, verifikimi i rasteve të drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit ishte minimal.

Policia e Shtetit vijon të jetë në gatishmëri, “Shërbim të përforcuar”, për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë festimeve në vijim.

Policia e Shtetit uron gjithë qytetarët gëzuar Vitin e Ri 2020, mirësi, paqe e begati e sa më shumë besim e bashkëpunim mes nesh, për të mirën e përbashkët.

Veritas.com.al/