Avokatët e Fierit janë ngritur ditën e sotme në protestë për të kundërshtuar hartën e re të gjyqësorit, duke bojkotuar punën.

 Kreu i Dhomës së Avokatisë në Fier, Ermal Hamataj në një deklaratë për mediat ka deklaruar se bojkoti do të vijojë për një javë, ndërsa  është shprehur se që prej ditës së sotme në të gjithë Shqipërinë janë 3000 avokatë që do bojkotojnë  seancat gjyqësore si tentativa e fundit për t’i “ndryshuar mendjen” KLGJ-së për të ashtuquajturën “Harta e re gjyqësore”.

Hamataj tha se vetëm  masat e sigurimit nuk bojkotohen, ndërkohë që në rast se nga Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë i Gjyqësorit nuk do të ndryshohet ky ligj atëherë hapat që do të marrin do të vijojnë për një muaj bojkot.

 Harta e re e Gjyqësorit sjell mbylljen e disa gjykatave në rrethe, dhe ky fakt është kundërshtuar shumë që prej hedhjes së idesë për këtë projekt.