Një aksident rrugor tragjik ka ndodhur mbrëmë vonë në fshatin Arapaj të Roskovecit. Një makinë ka përplasur tre këmbësore, dy prej të cilëve kanë ndërruar jetë.
Mësohet se viktimat janë Amarildo Dogani dhe Festim Dogani, kushërinj me njëri-tjetrin. Gjithashtu është plagosur edhe një këmbësor i tretë i identifikuar si Martin Dogani 22 vjeç, i cili ndodhet në spital.
Këmbësorët ishin duke ecur në anë të rrugës kur janë përplasur nga një makinë tip “Volkswagen” e drejtuar nga Amarildo Çalamani.
Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka qenë me shpejtësi të lartë dhe ka perfunduar në kanal. Ai është larguar pas aksidentit, por është arrestuar pak minuta më vonë nga policia.
Prej kohësh banorët dhe drejtuesit e mjeteve kanë vënë ‘ alarmin’ se në këtë aks rrugor mungon ndriçimi dhe sinjalistika e duhur.
Veritas.com.al/
https://www.facebook.com/balkanwebCOM/videos/613334285730118/?t=0