Filozofi francez hebre Alain Finkielkraut ka pohuar se lëvizja populiste në Evropë ka qenë kryesisht një reagim ndaj ndryshimeve demografike, duke fajësuar kancelaren gjermane Angela Merkel.

Finkielkraut e quajti fjalën famëkeqe të Kancelares Merkel, “wir schaffen das!” (Mund ta bëjmë!) gjatë kulmit të krizës së emigrantëve në vitin 2015 si “marrëzi”, duke thënë: “Ju shikoni veten: nuk mund ta bëni. Kjo përzierje e moralizmit ekstrem dhe interesave ekonomike ishte e pështirë”, raporton Die Welt.

“Gjermanët dëshironin të blinin vetë lirisht dhe të bëheshin më në fund njerëz moralisht pa të meta. Por kjo ndodhi në kurriz të hebrenjve, të cilët janë viktimat e para, ndërsa gjithnjë e më shumë emigrantë janë lënë të hyjnë”, shtoi ai.

Filozofi tha se ai do të mbështeste politikat e emigracionit “te përgjegjshëm, nëse jo shumë kufizues”, duke shpjeguar: “Jam i bindur se integrimi i emigrantëve po bëhet gjithnjë e më i vështirë. Nëse emigracioni vazhdon, do të kemi më shumë fenomene të kundërta, domethënë që francezët përshtaten me kulturën e Islamit ose konvertohen gjithnjë e më shumë. ”

Të shtunën e kaluar, Finkielkraut ishte viktimë e abuzimit anti-semitik lëshuar kunder tij nga një protestues i Gilets Jaunes (Jelekeve te Verdhe) i cili u zbulua më vonë si një ekstremist islamik.

Duke komentuar mbi sulmin, Finkielkraut tha: “Tani po përpiqemi të bindim veten se kjo është një rizgjim i thirrjeve luftarake të vjetra nacionaliste dhe antisemitiste si       ‘Franca na përket ne’,‘Franca për francezët’.”

“Por ai që e quajti atë, më agresivin nga të gjithë, është një Salafist”, tha ai, duke shtuar: “Nëse dikush thotë: Franca na përket ne, atëherë kjo do të thotë: Franca është e destinuar të bëhet tokë islame”.

Franca ka parë gjithashtu një rritje të incidenteve anti-semitiste gjatë vitit të kaluar sipas një raporti të lëshuar së fundmi.

“Anti-semitizmi modern nuk është lojë e racizmit, është një variant i anti-racizmit. Të gjithë antisemitistët sot janë anti-racistë. Ata flasin në emër të njerëzimit, në emër të të gjitha qenieve që vuajnë. Dhe në këtë mënyrë ata e lidhin Yllin e Davidit me kryqin e thyer,” vuri re Finkielkraut.

Ai gjithashtu vuri në dukje se “antisemitizmi do të ishte një problem margjinal në Francë dhe Europë nëse shoqëritë tona nuk do të ishin transformuar kundër vullnetit të tyre në shoqëri multikulturore”.

Në periferi të Parisit, popullsia Hebraike ka parë një rënie të shpejtë në vitet e fundit dhe sipas Finkielkraut, “hebrenjtë largohen nga rrethe dhe qytete të caktuara, sepse jeta është bërë ferr atje për ta”.

“Është e rëndësishme të dimë që në zona të caktuara fyerjet më të zakonshme janë ‘çifutët e ndyrë’ dhe ‘francezët e ndyrë’,” shtoi ai.

Veritas.com.al