Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në selinë e PS, ndërkohë që pritet të finalizohet lista e kandidatëve për deputetë të PS për zgjedhjet e 25 prillit.
Kryeministri do t’i japë “dorën e fundit” listës, përpara se ta dorëzojë atë në KQZ. Duke iu referuar burimeve, shqiptarja.com ka raportuar më parë se Adnor Shaneti nuk do të kandidojë më 25 prill pasi nuk është në listën e PS.
Shameti do të zëvendësohet nga Nasip Naço, i cili është larguar nga LSI dhe i është bashkuar PS në këto zgjedhje. Kujtojmë se, në këto zgjedhje Rama do të ndjekë një strategji të ngjashme me të 2017-ës, pasi mësohet se drejtuesit politikë të qarqeve dhe figurat e tjera qendrore e vendore udhëheqëse të partisë, do të jenë në kufinj të listave. Kjo është bërë që ata të mos e marrin si të mirëqënë praninë e tyre në Kuvend, ndaj janë vendosur në atë që quhet si “zona e diskutueshme e listës”.
Report TV ka konfirmuar se deri më tani janë caktuar të besuarit e Ramës dhe Bashës për të drejtuar fushatën në të 12 qarqet, megjithatë kreu i qeverisë pritet ti prezantojë sot rreth orës 19:30, sakaq lista do të dorëzohet edhe në KQZ.
Afati i fundit që u është dhënë partive për të dorëzuar listën e kandidatëve është ora 24:00. Deri më tani e kanë dorëzuar listën me kandidatët e 25 prillit kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe kreytarja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli
VERITAS.COM.AL