-Krye-prokuroja Arta Marku, porosit Ardiu Veliun e policisë dhe Agim Ismailin e burgjeve, të përgatisin dhomat për “Mysafirët VIP”, aporton Pmfleti sipas burimeve kofidenciale-

Ndërsa më 12 qershor 2019, militantët e PD dhe vartësit në selinë “blu”, po i çonin Lulzim Bashës, tortën dhe lulet për datëlindjen e 45-të, tre prokurorët e Tiranës, Ervin Karanxha, Gjergji Tako e Kol Hysenaj, kishin firmosur dhe po i dërgonin thirrjen si “I pandehur”, për dosjen e lobimit rus, përfolur prej 2 vitesh nga media e mazhoranca, por e mohuar nga Basha dhe shtabi i tij.

Burime konfidenciale nga Policia e Shtetit dhe Drejtoria e Burgjeve, na kanë bërë me dije, se Prokurorja Arta Marku, ka kërkuar nga këto dy institucione ndaluese e “pritëse” të personave të arrestuar, të bëjnë gati mjediset e izolimit për persona “VIP”, mbasi Lulzim Basha, është kryetar partie, ish-ministrër e ish deputet, ndërsa Arben Ristani, ish deputet dhe funksiomar i lartë i kësaj partie dhe ish-shef i KQZ-së.

Sipas informacionit, thuhet se Lulzim Basha, pas marrjes në pyetje në zyrën e prokurorisë, do të shoqërohet e izolohet në qeli, gjatë gjithë datës 17 qershor 2019, deri në konkludim-vendimin përfundimtar, të grupit të prokurorëve dhe gjykatës Tiranës “porosive nga lart”, ndërsa Arben Ristani dhe shefi Financës i PD, Ilir Dervishi, do të ndalohen e kalojnë në procedura hetim-gjykimi në “arrest me burg”.

Me këtë shpjegohet, “gjuha” e urdhërit të prerë të prokurorisë dhe përbërja me tre prokurorë, i cili nuk është një njoftim zyrtar rutinë, për “pyetje personash që kanë dijeni”, por është vënie në dijeni për akzuën, me cilësinë e të pandehurit të plotë e të provuar, si pjesë e krimit në lobimin financiar, me kompaninë “Muzin Capitol Partners”.

Kjo dosje, tashmë është “qepur” nga hetimi në SHBA e në Shqipëri, dhe sipas procedurës penale, të cilën Basha dhe Ristani e njohin shumë mirë, jo vetëm si juristë, por edhe si “klientë” të mëparshëm të drejtësisë, njeri për vjedhjen 240 milionë euro tek “Rruga e Kombit”, por shpëtuar nga prangat me procedurë prej raporteve mjekësore, ndërsa tjetri, i dënuar me 5 muaj burg në muajin prill 1994, për falsifikim vendimi gjyqësor

Veritas.com.al/