![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2021/03/20210312_130121.jpg)
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ditën e sotme do të nënshkruhet memorandumi për TEC-in e Vlorës.
Marrëveshja do të firmoset me amerikanët në Houston dhe kështu porti i Vlorës do të bëhet porti hyrës i gazit të lëngshëm për Ballkanin.
“Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ndodhet në Houston ku sot do të firmosë me palën amerikane memorandumi për TEC-in e Vlorës. Vlora do të bëhet porti hyrës i gazit të lëngshëm për Ballkanin përmes kësaj aleance me amerikanët”, tha Rama.