Nëse në Evropën kontinentale shumica po shikojnë djathtas, ishulli i Brexit-it këtë herë po ecën në drejtim të kundërt, duke i besuar udhëheqjen laburistëve.
Laburistët kanë fituar zgjedhjet e përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar dhe po shkojnë drejt një shumice dërrmuese parlamentare, ndërsa Keir Starmer do të jetë kryeministri i ri.
“Unë do t’i shërbej secilit prej jush, pavarësisht nëse keni votuar për mua apo jo. Vendi votoi për ndryshim”, tha lideri laburist në fjalimin e tij të fitores si deputet në zonën e Londrës Holborn dhe St Pancras, ku fitoi mbi 18 mijë vota dhe me mbi 11,000 vota përpara kandidatit të dytë.
Sunak nga ana tjetër thotë se Britania ka dhënë një “vendim të kthjellët”. Zyrtarë të lartë të konservatorëve gjithashtu kanë humbur vendet e tyre.
Partia Konservatore pësoi një disfatë të thellë pas 14 vitesh në qeverisje, duke i dhënë fund kryeministrit Rishi Sunak, i cili tha se kishte telefonuar liderin laburist për ta uruar dhe për të pranuar zgjedhjet.
Ndërkohë udhëheqësi i reformës në Mbretërinë e Bashkuar Nigel Farage bëhet deputet për herë të parë.
Partia populiste e Nigel Farage, Reforma në Mbretërinë e Bashkuar, fitoi vendet e para dhe doli e dyta në shumë të tjera, duke ndarë votën e krahut të djathtë dhe duke kontribuar në humbjet e konservatorëve.