Kandidatët e mbështetur nga partia Lega e Anti-Masës emigratore, Matteo Salvini jane rritur papritur përpara ne garen në zgjedhjet komunale të Italisë, duke konfirmuar mbështetjen e publikut për qëndrimin e tij të ashpër mbi OJQ-të që transportojnë emigrantë në të gjithë Mesdheun.

Salvini,  i cili shërben si Zëvendës Kryeministër dhe Ministër i Brendshëm në koalicionin e qeverise populiste të re euroskeptike, midis Leges nacionaliste dhe Lëvizjes anti-establishment te M5S, shkroi ne Facebook për të shpallur “fitoren historike për Legën në qytetet që janë administruar nga e majta për dekada të tëra: “FALEMINDERIT !!! ”

“Sa më shumë të majtët na sulmojne, aq më shumë na shpërblejnë qytetaret” shtoi ai, ndoshta duke iu referuar marrjes se kontrollit nga Lega te disa bastioneve kyce të establishmentit të Partisë Demokratike (PD), e cila formoi qeverinë e mëparshme.

Veritas.com.al/