
Kur edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit kryeministri Edi Rama në takimet e tij elektorale i është drejtuar me mesazh edhe demokratëve, duke u bërë thirrje që të bashkohen me PS për rrugën europiane.
Në takimin e tij të radhës në Elbasan, kryeministri Rama u shpreh se në të kaluarën Shqipëria ka humbur shumë “trena të historisë”, ndërsa bën fajtor për këtë qeverisjet e kaluara.
Më tej Rama nënvizoi se 11 maji duhet të jetë përtej ngjyrave partiake, duke shtuar se fitorja e PS do të ketë notën 10.
Ne kemi humbur trena të historisë, por ’97 nuk na e bënë të huajt, ia bëmë vetes. Treni i historisë ka ndalur para nesh dhe në çdo qendër votimi është një vagon ia tij treni dhe duhet të jemi krah për krah. Pa i ndarë socialistë apo demokratë. Dua ta mbyll me një bindje, fitorja jonë më 11 maj do të jetë më e bukura e gjithë kësaj historie që kemi shkruar së bashku. Do të jetë fitore me notën 10. Ne do të vazhdojmë me shumë besim deri në fund, të kërkojmë në zemrën dhe mendjen e çdo kujt që na rri akoma larg, shqiptarin dhe dua t’iu se nuk shkohet në zgjedhje për të zgjedhur krushkun apo dhëndrin, por kalin që do të tërheqë karrocën. Prandaj nuk keni çfarë kërkoni o demokratë. Me kalin që po ju ngordh rrugëve. Hajdeni dhe merrni karrocën e madhe të PS dha ta bëjmë bashkë këtë sprint drejt lavdisë….Atyre që na thonin përse bëni fushatën me gra, ju them shiheni tani sa shumë burra kanë ardhur sepse gratë janë të parat”, tha mes të tjerash kryeministri Rama.
Komente