Nga: Veritas.com.al/

Sipas analistëve, sot Turqia, një ditë pas Referendumit, është kthyer në periudhën para vitit 1917 kur nisi Era për kthimin e vendit nga Otomani në Republikë e Turqisë. Sot kemi fituar një “sulltan” të ri dhe kemi humbur 100 vjet Turqi- kjo është ajo çfarë po konceptohet.

Votimet, ku morën pjesë mbi 85 për qind të votuesve turq, më në fund u konsideruan “të rregullta”, edhe pse opozita turke kërkoi dje rinumërimin e 60 për qind të votave.

Turqia tani ndodhet në pikën “të turpërohemi pas 100 vjetësh”, apo të qëndrojmë. Gjithë brilanca qytetare turke dhe vetë themeluesi Ataturk ranë poshtë duke votuar një “sulltan” të ri.

Sadi Guven që foli në protestën e opozitës kryesore, kryetar i Partisë “Populli Republikan”, tha se ka parregullsi ku përfshihen edhe fletë votimi të pa vulosura.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan kërkonte një presidencë ekzekutive, të cilën e fitoi me 51.4% të votave- sipas tij.

Fitorja u shënua në kohën kur njëra palë festonte, ndërsa pala tjetër protestonte në gjithë Turqinë.

Zëvendës kryeministri , Nurettin Canikli  tha se ndryshimet ligjore për sistemin e ri do të kompletohen brenda vitit. Zgjedhjet e tjera parlamentare do të zhvillohen në Nëntor 2019.

Opozita edhe sot ka vazhduar të protestojë thuajse në gjithë vendin për shkak se shikon që po rritet pushteti i Erdogan. Opozita thotë se në votime ka pasur kudo parregullsi.

Vetë Turqia është e ndarë në dy pjesë: Ata që janë me Erdogan dhe ata kundër.

Kritikët thonë se kjo fitore e Erdogan e ka mbyllur përfundimisht derën e Turqisë për në Europë.

/Veritas.com.al/

Supporters of the Nationalist Movement Party (MHP) at a