Seanca Plenare Parlamentare që po mbahet sot, sapo është pezulluar për shkak të stuhisë së nervozizmit nga kryeministri dhe nga deputeti i opozitës, Flamur Noka. Kryeministri Rama i ka drejtuar fyerje të rënda ish- kryeministrit Berisha për ahkak të fjalës që sapo mbajti. E ka quajtur edhe ‘llaxore’. Në këtë moment deputeti Demokrat, Flamur Noka i është drejtuar foltores për të mos lejuar Ramën që të flasë. Rama ka thënë edhe për këtë se ‘nga ç’pyll ka ardhur?!”.

Pas kësaj Gramoz Ruçi ka ndërprerë seancën dhe ka përjashtuar Nokën nga seanca.

Cila ishte fjala e ish- kryeministrit Berisha që shkaktoi gjithë tërbimin në seancë:

Duke folur për çështjen ‘Tahiri’, ish-kryeministri tha se qeveria e Rama përpiqen në çdo mënyrë për të mbuluar zullumet e Tahirit dhe të tjerëve.

‘A tha ky që nuk kisha dijeni? A i patë ju raportet e SHISH për 127 policë të lidhur me drogën.

A tha Saimir Tahiri se nuk e njeh Orest Sotën. A tha ai se nuk e kishte takuar më parë. A e keni parë ju se si Orest Sota është krushku i parë në lokalin e kunatit të Tahirit

Në makinë me Ores Sotën ka qenë Saimir Tahiri. E ky ka dërguar Don Agaçion në Itali. Edhe Balili i ka dorëzuar videot e orgjive tuaja në Santa ‘Quaranta’, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha në Kuvend.

Veritas.com.al/