-Gjatë fjalëve të tij të fundit, unë shpërtheva në lot”, tha ajo në internet-

Një përkthyese gjermane përgjegjëse për përkthimin e fjalimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy në TV live, të së shtunës, në mbrëmje u prek aq shumë nga përmbajtja e tij saqë ajo u ndal papritur para se të shpërthejë në lot.

Duke përkthyer për shërbimin gjerman të lajmeve Welt, përkthyesja  dëgjohej duke u mbytur në fund të fjalimit të Zelenskyy, përpara se të kërkonte falje, tregoi një video në internet.

“Rusia është në rrugën e së keqes. Rusia duhet të humbasë zërin e saj në OKB,” tha Zelenskyy, e ndjekur nga interpretimi i përkthyeses.

Presidenti ukrainas, vendi i të cilit ka pësuar humbje të panumërta gjatë disa ditëve të një pushtimi rus, më pas inkurajoi popullin e tij të jetë me shpresë në situatën në dukje të rëndë.

“Ukrainas, ne e dimë saktësisht se çfarë po mbrojmë. Ne patjetër do të fitojmë,” shtoi Zelenskyy, ndërsa përkthyesja filloi të lotonte. “Lavdi secilit prej ushtarëve tanë. Lavdi Ukrainës”, shtoi presidenti ukrainas.