PASADENA, Kaliforni (AP) – Fjalimi State of Union i Presidenti Donald Trump,u shikua nga 46.8 milion shikues televizive, një rritje ndaj fjalimin te tij të vitit 2018.

Kompania Nielsen tha se fjalimi, i cili u vonua nga mbyllja e qeverisë, kalonte audiencën e vitit të kaluar prej 45.6 milionë.Fjalimi i tij i parë i tillë para Kongresit më 2017 u shikua nga 47.7 milion.

Kanali televiziv miqesor me Trump Fox News Channel,dominoi shikimin,me 11.1 milionë njerëz duke parë fjalimin në atë rrjet. NBC ishte e dyta me 7.1 milion, CBS kishte 6.7 milion, ABC kishte 5.9 milion, MSNBC kishte 3.8 milion dhe CNN kishte 3.4 milion.

Rreth 4 milionë shikues të Foxit nuk mbetën te gozhduar për përgjigjen Demokratike të Stacey Abrams, por audienca e rrjetit ishte ende më e madhe se gjithë të tjerët.

VERITAS.COM.AL/