Photo by National Park Service
Ekipi i hulumtuesve ka përdorur “meshkuj roje” përshtatur me totalizator për të gjetur pitonin femër
Nga: Francesca Bernasconi /
Ajo është mbi 5 metra e gjatë, peshon më shumë se 63 kg dhe 73 vezë janë të pranishme në barkun e saj. Numra rekord për një piton femër, zbuluar dhe kapur nga një grup studiuesish që shërbejnë në Parkun Kombëtar Everglades, Florida.
Është pitoni më i madh i gjetur ndonjëherë në rezervën e Big Cypress-it dhe është kapur në sajë të një sistemi të ri ndjekës: pitonët meshkuj janë pajisur me radio transmetues, të cilat u lejojnë kërkuesve t’i ndjekin ato dhe të gjejnë femrat mbarështuese. Qëllimi i ekipit është largimi i gjarpërinjve invazive nga rezerva dhe mbledhja e të dhënave për studimin, në mënyrë që të zhvillohen edhe instrumente të reja te largimit.
Ekipi ka ndjekur një nga meshkujt roje dhe në afersi ka identifikuar pitonin femër, 5.2 metra e gjatë dhe me peshe 63.5 kg. Bëhet fjale per një piton te shkëmbinjve birmaneze,me origjine nga Azia Juglindore,qe kohët e fundit është bërë kaq invazive, saqë konsiderohet një kërcënim për ekosistemin e Floridës dhe për faunën e saj të egër.
Pitoni femër i gjetur nga Shërbimi i Parkut Kombëtar është shumë më i madh se mesatarja e specieve të saj, që zakonisht nuk i kalon 3 metra gjatësi. Ekipi ka publikuar foton e pitonit në faqen e Facebook-ut të Rezerves Natyrore te Big Cypress-it.
Veritas.com.al/