Opozita ka futur në kaos qarkullimin rrugor në vend. Sikundër ishte paralajmëruar, nyjet kryesore të lëvizjes në akset kryesore të vendit janë bllokuar, në kuadër të asaj që opozita e cilëson si mosbindje civile.
Më konkretisht janë bllokuar akset: “Tiranë–Durrës”, pranë mbikalimit të Kamzës; “Durrës-Tiranë”, pranë mbikalimit të Shkozetit; “Kashar–Milot”, pranë kryqëzimit të Milotit; “Elbasan–Tiranë”, te rrethrrotullimi i Bradasheshit; “Durrës–Fier”, te rrethrrotullimi i Rrogozhinës dhe “Levan–Tepelenë”, te rrethrrotullimi i Levanit.
Për këtë aksin janë angazhuar vetë deputetët e PD, të cilët kanë shkuar në zonat që mbulojnë secili dhe janë marrë me organizmin. Madje vetë deputetët kanë nxjerr makinat e tyre luksoze për të bllokuar rrugën, pasi vetë policia një ditë më parë paralajmëroi procedim penal për këdo që bllokon rrugët.
Por policia ka devijuar trafikun, duke “u djegur” kështu planin.
Ndërkohë janë marrë masa nga efektivët. Në të gjitha vendet kudo të bëhet bllokimi janë dislokuar forca të shumta policie, përfshirë forcat speciale dhe autobotet e ujit.
Komente