Nga ky 4 mars bajza ajrore e kucoves eshte zyrtarisht baza taktike e Natos ne Shqiperi. Investimi modern e ka kthyer ate ne nje baze me te gjitha standardet e Natos, duke e kthyer shqiperine ne nje pike strategjike te aleances se veri atlantikut.

Riaktivizimi i bazes riktheu edhe njehere fluturimet e avioneve ushtarake.

6 avione luftarake dhuruan spektakel ne qiellin e Kucoves duke demostruar kapacitetet e tyre taktike.

Pas disa vitesh ne bazen e kucoves rikthehet zhurma e avioneve. Per here te pare ne token shqiptare ulen dy avione f16.

Spektakel ne qiell dhuruan gjithashtu edhe dy helikopteret blackhok, te cilesuar ai krenaria e forcave te armatosura te shqiperise, te cilet mberriten ne Shqipwri pak muaj me pare

Nga data 1 mars na bazwn e kucovws janw stacionuar dronet bajraktare. Per here te pare ata fluturuan nga baza e Kucoves, si simbol i modernizimit te forcave ajrore te shqiperise.

Venien ne funksion te bazes se Natos ne Shqiperi gjeneral Jeronim Bozo e cileson si historike. Ndersa shpjegon si do te funksionoje ajo.

Ish gjeneral major Nazmi Cahani thote se inaugurimi i bazes konfirmon besueshmerine qe aleatet kane ndaj Shqiperise.

Ky moment historik përjetohet me emocione te vecanta nga ish pilotet qe kane sherbyer per vite me radhe me bazen e Kucoves, qe tashme ka ndryshuar faqen e historise.

Puna per te rijetezuar bazen ajrore te kucoves nisi ne janar te vitit 2022. Investimi prej 50 milion euro nga NATO dhe 5 milione te tjera nga qeveria shqiptare, e ka transformuar ate ne nje baze me standarde te larta, duke nisur nga pista e avioneve e deri tek depot e armatimit. Baza eshte tashme ne funksion dhe do te perdoret si nga aleanca e veriatltantikut ashtu edhe nga ushtria shqiptare