
Ekonomia shqiptare do të ketë një rritje të qëndrueshme përgjatë viteve të ardhshme .Ky është vlerësimi i ekspertëve të fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.
Guvernatori Gent Sejko nga Washingtoni ku mori pjesë në mbledhjen e përbashkët të këtyre institucioneve financiare tha se ecuria do të mbështetet veçanërisht nga turizmi dhe konsumi privat.
Sipas kreut të Bankës Qendrore me impakt të rëndësishëm në ekonomi janë vlerësuar edhe reformat në kuadër të integrimit duke përmendur anëtarësimin në SEPA.
Ndërkohë që tensionet tregtare për shkak të tarifave vijojnë të mbeten një risk për ecurinë e ekonomisë./
Komente