Viktor Orbán, kreyministër i Hungarisë beson se establishmenti nuk do të përgjigjet për humbjen e tij në vitin 2016 me rishqyrtimin e politikave të tyre, por duke inkurajuar një valë të emigracionit masive e cila do të “përplaset me vullnetin e popullit” dhe të zëvendësojë popullsinë ekzistuese të Europës.
“Bosët e politikave globaliste nuk e kërkojnë gabimin mes tyre” pas dështuan në referendumin për Brexit dhe me zgjedhjen e presidentit në Shtetet e Bashkuara- tha ai- “por po fajësojnë popujt dhe kombet”.
“Ata kanë vendosur se nuk do të kontrollojnë sjelljet e tyre, por do të përplasen me çdo dëshirë popullore që kundërshton shoqërinë e hapur dhe qeverisjen globale. Ata kanë deklaruar se në qoftë se zgjedhjet që po vijnë në disa vende, nuk do të fitohen nga partnerët e ideologjisë së tyre, nga liberalët, atëherë në këto vende demokracia nuk do të ekzistojë më. Ata kanë deklaruar se populli përbën rrezik për demokracinë”.
/Veritas.com.al/