Fondacioni i drejtuar nga miliarderi hungaro- amerikan, George Soros tha sot, e Marte, se po mbyll operacionet e tij në Hungari dhe po zhvendoset në Gjermani në përgjigje të politikave “represive” të qeverisë së Viktor Orban, sipas Soros.

“Përballë një ambienti represiv në rritje politike dhe ligjore në Hungari, Fondacioni Shoqëria e Hapur (OSF) po largohet nga Budapesti me gjithë operacionet ndërkombëtare dhe stafin, dhe po vendoset në kryeqytetin Gjerman, Berlin”, deklaroi rrjeti Soros.

OSF tha se transferimi i Fondacionit vjen pas hapave të Orban “për të imponuar pengesa të tjera” mbi organizatat jo- qeveritare (NGOs).

Kryeministri 54 vjeçar, i rizgjedhur për mandatin e tretë qeverisës, ka akuzuar Soros për orkestrimin e emigracionit drejt Europës.

Në fillim të këtij viti, duke cituar shqetësimet mbi sigurinë, qeveria e tij shpalli  lëvizjen “ Stop Soros!”, një paketë ligjore që kërkonte shtrëngimin e  rregullave ligjore për marrjen e fondeve të NGO nga jashtë vendit.

Veritas.com.al/