
Po nis në Tiranë, forumi i investimeve BE-Ballkani Perëndimor. Në një konferencë të përbashkët presidentja e KE Ursula von der Leyen, vlerësoi Shqipërinë se ka bërë një progres në reformat të rëndësishme. Gjithashtu theksoi se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
“Është kënaqësi që turneun tim ta nis këtu në Tiranë. Mesazhi im është i qartë. Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE. Ju keni bërë një progres të mrekullueshëm me një shpejtësi rekord. Ne planifikojmë që të hapim grup-kapitullin e fundit këtë vjeshtë. Qëllimi juaj është që ju të mbyllni negociatat deri në 2027 dhe kjo është shumë ambicioze dhe na pëlqen ambicia juaj. Ndërkohë, që të afrohemi me BE nuk ka të bëjë vetëm politikat por edhe me një biznes të zgjuar. Ne dy vite më parë lancuam planin e rritjes për Ballkanin perëndimor”, tha ajo.
Gjithashtu vlerësoi edhe sistemin SEPA, duke thënë se i jep një avantazh shumë të madh. Ndërsa nënvizoi se vitin që vjen do të hiqen të gjitha tarifat e rooming.
Komente