Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në Forumin e Paqes në Paris, nismë e presidentit Emmanuel Macron, ku edhe këtë vit personalitete nga e gjithë bota mblidhen me në fokus bashkëpunimin mes tyre.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama foli për konfliktin në Ukrainë duke u ndalur edhe tek konfliktit në Lindjen e Mesme. Rama theksoi se sipas tij është e qartë që presidenti rus nuk po punon për paqen, ndërsa ritheksoi se ende nuk ka një plan europian paqeje lidhur me këto konflikte.

“Çfarëdo të ndodhë nuk mendoj që Rusia do të ikë nga aty ku është do të jetë aty ashtu si gjithë vendet e tjera…Kur vjen fjala për Ukrainën e di që ndonjëherë është mjaft delikate, të flasësh në mjedisin Perëndimor pa u etiketuar, por dua të sqaroj që unë përfaqësoj një vend që nuk ka asnjë marrëdhënie me Rusinë apo le të themi shkallën më të ulët të raportit. Asnjë udhëheqës rus nuk ka ardhur që prej viteve 1960…Nuk na merr malli për ta, nuk na pëlqejnë as paratë ruse…Por unë besoj që Europa po humbet atë që është kryesorja, cfarëdo të thotë të mos ketë asnjë reflektim është bërë një luftë dhe nuk ka asnjë ndryshim…”, tha  Rama.

Më tej kryeministri nënvizoi se Europa duhet të ketë së paku autonominë e saj.

“Europa duhet të ketë autonominë e saj së paku, politikën e saj të jashtme, planin e saj të paqes dhe të bëjë luftën. Unë nuk po them t’i japë Putinit gjithçka. Bëje luftën, por përpiqu për paqen. Dua të theksoj që përfaqësoj një vend që është shumë i vogël për të luajtur çfarëdolloj roli, flas që të mund të ndryshojë trajektoren…Pra ka dy gjëra të ndryshme. Unë besoj se më duhet t’u dal për zot mendimeve të mia dhe vendit tim. Nëse mendimi im është i gabuar nuk vjen asnjë dëm. Por nëse mendimet e atyre të tjerëve nuk janë të duhura, problemi është i madh”, tha Rama.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *