![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2022/09/1664523751_Screenshot1.jpg)
Sot. e premte, është mbledhur Forumi për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve dhe Ekonominë Qarkulluese, ku në fokus do të jetë menaxhimi i mbetjeve.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro u shpreh se shumica e punës me mbetjet është arritur me sukses, por megjithatë ka ende punë për më tepër. Kumbaro u shpreh se Shqipëria ka taksat më të ulëta në Evropë për sa i përket pastrimit. Ambasadori gjerman Peter Zingraf, tha se ekonomia qarkulluese e përpunimit të mbetjeve është një nga shtyllat kryesore në rrugën drejt integrimit në BE. Zingraf tha se Gjermania vlerëson se sektori i menaxhuar i mbetjeve është përmirësuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit.
Po ashtu fjalën në forum do ta kenë edhe disa kryebashkiakë socialistë