Pritja madhështore që i kanë bërë qytetarët e Prishtinës këngëtares kosovare të lindur në Londër, ka mahnitur shumë njerëz në botë. Rita kishte deklaruar se ka pasur disa oferta për artin e saj në botë, por ka zgjedhur të jetë mes kosovarëve në ditën e 10 vjetorit të pavarësisë.

Para orës 22:00 Rita Ora ka nisur të këndojë këngët e saj në koncertin e dhjetëvjetorit.

Mijëra njerëz janë mbledhur për ta ndjekur performancën e saj.

Pas këngës “Shine Your Light”, ajo uroi dhjetë vjetët e pavarësisë duke thënë se nuk flet mirë shqip, por do të angazhohet për t’u ndihmuar shqiptarëve.

Ajo më pas e vallëzoi “Vallen e Shotës”, duke e paralajmëruar këtë si befasi dhe me fjalët “ A jena a s’jena shqiptarë”.

Veritas.com.al/