E mbuluar me borë, si të thuash me një ëndërr që as dihet pse, të njerëzve që nuk e shikojnë Tiranën çdo vit me borë.

Legjenda e borës në Tiranë rri si një mjergull, ndoshta pse fëmijët- më shumë se askush- kanë dëshirë të shikojnë qytetin e tyre njësoj si qytetet që shikojnë në filma a në internet.

Por sot bora, që nisi mbrëmë e prapë rinisi rreth orës 06.00, ka mbuluar catitë e shtëpive, pemët, parqet dhe vetë monumentet e Tiranës.

Veritas.com.al/