
Në Kosovë sot janë duke u zhvilluar aktivitete që shënojnë 10 vjetorin e pavarësisë së shtetit.
Krerët më të lartë të shtetit shqiptar dhe ish-drejtues janë bërë bashkë ditën e sotme në Kuvendin e Kosovës.
Në këtë seancë për 10-vjetorin e pavarësisë po marrin pjesë edhe shumë personalitet nga rajoni dhe bota.
Te pranishëm në Prishtinë janë ish-president dhe kryeministër Sali Berisha, presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kreu i opozitës Lulzim Basha dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Veritas.com.al/