I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në ditën e dytë të vizitës së tij këtë të mërkurë ka takuar përfaqësuesit e opozitës, nga ku  është përjashtuar Sali Berisha.

Escobar ka zhvilluar dhe një takim me IIir Metën në selisë së Partisë së Lirisë, ku e pranishme ishte dhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim.  Temat e diskutimit ishin marrëdhëniet e partneritetetit strategjik mes SHBA-ve dhe Shqipërisë, dialogu Kosovë-Serbi si dhe zgjedhjet lokale të 14 majit.

Por duket se për çështjen e fundit ka patur mosmarrveshje, pasi Meta në këto zgjedhje do të garojë në koalicion me Sali Berishën, ky i fundit i shpallur “non grata” nga SHBA.

Pas daljes nga selia ambasadorja amerikane dhe Meta janë parë të ngrysur në fytyrë.

Kujtojmë se  Yuri Kim pak ditë më parë bëri thirrje që shqiptarët të mos votojnë persona të shpallur ‘non grata’, por këtë deklaratë të ambasadores amerikane Meta e ka injoruar dhe vijion të bashkepunojë me Berishën.