Jo vetëm deputetë e figura kryesore të PD-së në protestë. Edhe kritikët apo ish-deputetët e përjashtuar nga lista e PD-së në zgjedhjet e qershorit janë të pranishëm sot në protestë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

“Sot unë kam ardhur si mijëra demokrat apo opozitarë të tjerë që kanë një manifestim kundra qeverisë. Ka 1000 arsye sot që kjo qeveri të largohet por edhe sikur të kishte 1 unë prapë do të isha këtu sepse ky është vendi im. E rëndësishme është që kjo më shumë se protestë e një partie apo e disa partish politike, do të jetë protestë qytetare”, tha Astrit Patozi,  ish- nënkryetari i PD, i lënë jashtë listave të deputetëve.

Në rast se kjo do të jetë e tillë, do ta marrë këtë mision përsipër sigurisht që do të jetë e pandalshme, një ortek i pandalshëm që do ta detyrojë këtë qeveri të largohet. Uroj që shumë që kjo të ndodhë.”

Albina Deda, Astrit Patozi, Arbjola Halimi, Fatbardh Kadilli, Eleina Qirici, Bedri Hoxha, Mimoza Hajdarmataj, Asllan Dogjani janë krah deputetëve të PD-së dhe protestuesve.

Veritas.com.al/