Mbretëresha e Anglisë ka gjetur rastin që përmes fjalimit të Krishtlindjeve të lavdërojë përgjigjen që i dhanë terrorizmit qytetet e Manchester dhe Londrës, gjatë këtij viti.
Gjatë fjalimit në televizion drejtuar kombit, Mbretëresha përshëndeti ‘identitetet e fuqishëm’ të cilat shndrisin përballë të keqes.
Madhëria e saj gjithashtu u bëri homazhe të vrarëve dhe të plagosurve ose atyre që humbën shtëpitë e tyre në zjarrin katastrofik në Kullën Grenfell.
Ajo gjithashtu falënderoi Dukën e Edinburgut, ,i cili është tërhequr nga punët publike, duke çmuar “mbështetjen e tij dhe sensin e veçantë të humorit”.
Mbretëresha e hodhi vështrimin edhe në të shkuarën mbi vitet e kaluara, me “shtëpinë’ si temë.
Në fjalimin e saj të regjistruar për tv, Mbretëresha tha: “Këto Krishtlindje mendimi im shkon te Londra dhe Manchester, identietet e tyre të fuqishëm shndritën mbi dhe përmes 12 muajve përballë sulmeve të tmerrshme.
Veritas.com.al/