(FOTO: Sot në mëngjes në Parkingun ETC)
Ka disa herë që përmbytet parkingu në krah të ETC, në zonën prapa Piramidës.
Por kësaj here nuk ngjalli shumë kuriozitet, sepse tashmë dihet : “Po ta lësh makinën në atë gropë, vetëm nga përmbytja mund ta marrësh nesër”.
Çfarë bie në sy nga videot dhe fotot, makinat e përdora dhe të parkuara këtu po flenë në qetësi derisa “zoti të sjellë motin”. Ndërsa pronarët e makinave luksoze kanë rendur për të shpëtuar atë që mund të shpëtojnë nga “luksi i makinave”.
/Veritas.com.al/