Senatorët Republikan i kanë shkruar një letër Sekretarit të Shtetit, Tillerson djuke i kërkuar që të hetohen paratë e taksapaguesve amerikan që janë përdorur për të mbështetur ndërhyrjet politike të miliarderit majtist George Soros në vende të ndryshme të botës.

Letra që u dërgua të martën, kërkon hetim se si janë përdorur fondet nga agjencitë përkatëse, si psh., Agjencia e SHBA për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAI) për të mbështetur grupe politike në vende të tjera.

Sen. Mike Lee, R-Utah, një nga bashkë- firmëtarët  tha se zyrtarë të huaj dhe liderë politik kanë ardhur të ai dhe kanë “raportuar mbi veprimtarinë e Shteteve të Bashkuara në vendet e tyre respektove”.

Ai tha në deklaratë se “ Kjo përfshin raportime të politikanëve dhe diplomatëve mbi fondet e

USAID që janë përdorur për të mbështetur grupe ekstreme politike dhe nga një herë edhe aktivistë të dhunshëm politik… Ky lloj favorizimi politik nga misionet tona në botë është i papranueshëm”- tha ai.

Letra drejtuar zotit Tillerson është firmosur gjithashtu nga Sens. James Inhofe, R-Okla.; Thom Tillis, R-N.C.; David Perdue, R-Ga.; Ted Cruz, R-Texas; dhe  Bill Cassidy, R-La.

Kjo është letra e dytë pas asaj të nisur në Shkurt nga ligjvënës Republikan që kërkonte nëse taksat e taksapaguesve amerikan janë përdorur vitet e fundit për të financuar organizatat e mbështetura nga Soros në vende të vogla të qeverisura nga konservatorë, si psh., në Maqedoni.

Pasi nuk morën ndonjë përgjigje të kënaqshme nga letra që i dërguan ambasadorit amerikan, senatorët i dërguan letër zotit Tillerson, duke kërkuar jo vetëm për situatën në Maqedoni, ku e përshkruajnë si  “model të një aktiviteti alarmant në këtë rajon të dhunshëm”, por e venë theksin te një shtet tjetër afër Maqedonisë, që është Shqipëria.

“Liderë të respektuar nga Shqipëria kanë bërë një kërkesë të përafërt para diplomatëve amerikan mbi organizatat e mbështetura nga Soros në vendin e tyre”- thuhet në letër.

/Veritas.com.al/

https://youtu.be/EWEOLKOd6ys