NEW YORK (AP) – Fox News të mërkurën pushoi prezantuesin e lajmeve të ditës Ed Henry, pas hetimit të ngacmimeve seksuale në vendin e punës.

Rrjeti tha se kishte marrë një ankesë në 25 qershor nga një avokat në lidhje me sjelljen jo të mirë. Një hetues i jashtëm u punësua dhe, bazuar në rezultatet e atij hetimi, Fox pushoi Henry.

Henry punoi si prezantues lajmesh të orarit të mëngjesit të vonë në Fox, midis orarit 9 deri në 11 të mëngjesit.

Ai e kishte rehabilituar ngadalë karrierën e tij pas një pushimi katër-mujor nga puna në vitin 2017, pasi ishtin bërë publike raporte mbi një lidhje jashtëmartesore që kishte me një kamariere koktejlesh në Las Vegas.

Fox nuk dha detaje mbi ankesat që rezultoi në largimin e Henry, vetëm se tha që ajo ndodhi “vite më parë”.

VERITAS.COM.AL