Presidenti Francez, Emmanuel Macron ka ftuar kryeministrin Libanez Saad Hariri dhe familjen e tij në Francë; por shtoi se nuk poo ofronte azil politik.
Kryeministri Libanez, Hariri, prej më shumë se një jave ka dhënë dorëheqjen si kryeministër i Libanit, por njoftimin e ka bërë nga kryeqyteti i Arabisë Saudite, Ryad. Lëvizja Hezbullah e Libanit ka deklaruar se ‘kryeministri është marrë peng në Arabinë Saudite’. Departamenti i Shtetit ka deklaruar se kryeministri do të kthehet së ‘për punë ditësh”
Zyrtarët francez thonë se zoti Hariri do të arrijë në Francë ‘ne ditët e ardhshme’.
Zoti Hariri ka dhënë dorëheqjen papritur gjatë një vizite në Arabinë Saudite, më 4 Nëntor, duke shkaktuar një krizë politike.
Qeveria saudite ka mohuar se po e mban pa vullnetin e tij ose se i ka ushtruar presin për dorëheqje.
Të mërkurën presidenti Libanez, Michel Aoun akuzoi publikisht Arabinë Saudite për ndalimin e zotit Hariri, duke thënë se “asgjë nuk e justifikon” mungesën e tij që po vazhdon.
Veritas.com.al/